RTSH 24 Live

Muzikë

Rama fton artdashësit: Përjetoni përvojën magjike të “Zâ Fest” në Shkodër!

09/07/2024

Rama fton artdashësit: Përjetoni përvojën magjike të “Zâ Fest” në Shkodër!

Kryeministri Edi Rama ftoi qytetarët që t’i bashkohen aktivitetit “Zâ Fest” në Shkodër që do të mbahet më 18-20 korrik. Ai vjen këtë vit me edicionin e tij të tetë.

“Zâ Fest” është një krijim artistik i kantautorit të njohur Vlashent Sata dhe synon promovimin e traditës, vlerave dhe kulturës së Shkodrës. 

Kryeministri Rama ndau në rrjetet sociale një video informuese mbi këtë aktivitet artistik, ku përgjatë tri netëve do të perfomojnë artistë shqiptarë e të huaj.

Më herët ky festival është zhvilluar edhe në Theth, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh.

/ rtsh.al /