Kryeministri Edi Rama ka pasur kritika lidhur me institucionet që nuk zbatojnë të drejtën e qytetarëve apo grupeve të interesit për informim, ndërsa ka lavdëruar se Shqipëria ka një nga legjislacionet më të mirë lidhur me të drejtën për informim.
Problemi, tha Rama është hendeku që ka mes legjislacionit dhe zbatimit të të drejtës për informim, duke krijuara sipas tij absurditete që janë lehtësisht të zgjidhshme.
Gjatë fjalës së tij në Konferencën VI Kombëtare Për të Drejtën e Informimit, kryeministri Rama tha se transparenca dhe e drejta për informim është mënyra më e mirë për të luftuar dezinformimin.
“Transparenca dhe e drejta e informimit në tërësi, Shqipëri ishte e 86 në klasifikim deri kur në 2014 ne hodhën hapin e parë serioz duke transformuar bazën tonë ligjore. Sot Shqipëria është në vendit e 7 për sa i përket legjislacionit. Hendekun e legjislacionit dhe zbatimit të tij dhe kur dëgjon se 70 % e ankesa për mungesën apo shkeljen e të drejtës së informimit janë ankesa që përmbushën në sekondë mbasi zyra e komisionerit vihet në lëvizje dhe i kërkon institucioni përkatës që të informojë qytetarin është për të vënë duart në kokë. Siç e tha komisioneri kjo është thjeshtë dhe vetëm një mungesë e funksionimit të një mekanizmi tërësor që garanton të drejtën e informimit pa pasur nevojën e koordinatorit për ta garantuar këtë dhe nuk e bëjnë në mënyrë sistematike. Unë mendoj që kjo dhe disa aspekte të tjera që na pengojnë ne si vend që siç jemi të 7 të jemi në një nivel edhe më lart se sot në aspektin e garantimit të drejtës së informimit janë fruta që mund të kapen pa u sforcuar shumë dhe pa kërkuar shkallë për t’u ngjitur hap pas hapi.
Tjetra që bën shumë përshtypje është se dhe sot ka një mendësi dominonte në administratë që dhënia e informacionit është një ekspozim i panevojshme, ndërkohë që këtu bëhet fjalë për të dhënë informacion mbi vendimmarrjen që janë aty dhe është absolutisht sa dramatike aq dhe qesharake kur marrja e informacionit dhe nxjerrja e tij ën publik paraqitet si një zbulim. Në fakt ai dokument nuk është pronë e askujt në institucion apo qeverisë, por është pronë publike dhe si e tillë duhet të jetë e aksesueshme. Dhe këtu mund të bëjmë progres të shpejtë
Nuk ka një mënyrë me efikase për të përballur dezinformimin duke informuar më shumë, nuk ka mënyrë më demokratike dhe më ballafaquese për t’iu kundërvënë dezinformimit se sa rritja e informacionit. Dezinformimi rritet përditë, ndërkohë që informacioni i bazuar në çka realisht është e shkruar dhe e protokolluar nuk shkon në proporcion me këtë si një vullnet për t’u përballur dhe kjo nuk është vetëm një çështje koordinatorësh, por duhet ta mekanizojmë totalisht dhe krejtësisht të pamundur për institucione që ta mbajnë informacionin, fatmirësisht jetojmë në një kohë kur teknologjia është bekim për vende si i yni që prapambetjen ta kompensojnë me zhvillimin teknologjik. Sa më shumë hapësirë teknologjie dhe të pandikueshme ne të krijojë për të dhënat që janë të dhëna pronë publike aq m shumë ne do mund të ndihmojmë publikun dhe vendin tonë për t’u ngjitur në një nivel tjetër dhe kjo është e mundshme” tha Rama.
Rama shtoi se duhet të krijohet një bord kombëtar për monitorimin e sigurimit të të drejtës për informim.
“Është koha që ne të krijojmë një bord kombëtar me pjesëmarrjen patjetër të qeverisë, pushtetit vendor, me Komisionerin Publik, me Avokaten e Popullit, dhe sigurisht edhe me agjenci të tjera, agjencinë për Dialog dhe Qeverisje që mund të luajë një rol në këtë pjesë, për të pasur një plan të përbashkët pune jo për gjë tjetër, për të monitoruar këtë proces, pra sigurinë e të drejtës së informimit. Në pjesën më të madhe problemi është se nuk ka një vetëdije për dhënien e informacionit në kohë reale dhe kjo gërryen besimin e qytetarëve, kjo hap shtretër të tërë lumenjsh për llumin e dezinformimit”, tha Rama.
Rama tha se e drejta për informim është pronë shtetërore dhe jo sekret hetimor, ndërsa shtoi se edhe kur dalin sekrete hetimor nuk është faj i gazetarit, por i atyre që ia kanë dhënë dhe duhet të ruanin këtë sekret hetimor.
“Trajtimi i informacionit që i takon publikut, medias dhe të gjithë të interesuarve si e drejtë e sanksionuar me ligj, ndërkohë që trajtohet si një pushtet abuzim është padiskutim një hapësirë apo shtysë për të krijuar shumë mister dhe thashetheme dhe helm mbi faktet dhe për t’i dhënë mundësi spekulimeve kur në fakt faktet ballafaqohen më mirë me cilindo që flet në emër të tyre. E drejta e informimit nuk është sekret hetimor. Sekreti hetimor është diçka tjetër. Përfitoj nga rasti të falënderoj avokaten e popullit, me një rast të një gazetari i cili u akuzuar dhe u keqtrajtuar për nxjerrje të sekretit hetimor. Ka ndodhur edhe gjatë pandemisë kur prokuroria ju vu mbrapa ca gazetarëve dhe për mua gazetarët nuk nxjerrin sekrete hetimore. Pas gazetarë nuk i deponojnë i disponojnë prokurorët.
Kur i bie në dorë sekretit gazetarët nuk është më detyrimi i tij të ruajë sekretin. Dhe nuk shkon drejt tij hetimi, por drejt atyre që ia dhanë atij. Kjo është elementare. Që në kanun shkruhet e zeza në të bardhe lajmësi nuk ka faj, kush e prodhoi ose kush ja dha që ta çoj dikur tjetër është burimi që duhet të merresh. Informacioni, mbi gjithçka që institucionet publike bëjnë dhe mbi gjithçka që ekzistojnë në letër në vulë në firmë, dhe që nuk përfshihet në një hapësirë të ngushtë, është pronë publike që shteti nuk ka as një të drejtë t’ia mohojë qytetarëve. Ndaj një qëndrim kritik lidhur me institucione lidhur me të drejtën e informimit dhe e gjithë kjo pengesë që na vendos ne në një hendek evident mes legjislacionit dhe zbatimit të tij të jetë kaq i madh, duhet të jetë inekzistent. Nuk duhet të jemi peng i kulturës së vjetër ku shteti di ca gjëra që të tjerët nuk duhet ta dinë”, tha Rama.
/rtsh.al/