RTSH 24 Live

Aktualitet

Qëllohen për vdekje me armë zjarri dy persona në Roskovec, vetëdorëzohet autori

10/09/2024

Qëllohen për vdekje me armë zjarri dy persona në Roskovec, vetëdorëzohet autori

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme (10 shtator) në fshatin Kurjan të Roskovecit, ku nga të shtënat me armë zjarri kanë humbur jetën xhaxhai dhe nipi.

Dy viktimat janë identifikuar si Gramoz dhe Lavdosh Kurti, ndërsa autori Altin Kuka është vetëdorëzuar në polici, ku po pyetet lidhur me shkaqet e ngjarjes. 

Një konflikt i momentit mes autorit dhe dy të afërmve Lavdosh dhe Gramos Kurtaj mendohet të jetë bërë shkak për tragjedinë në Roskovec. Sipas informacioneve të para dyshohet se ka qenë autori 49 vjeç, që ka shkuar për t’u sqaruar pas një konflikti që djali i tij ka pasur me dy të afërmit.

Gjatë diskutimeve në një lokal të vogël në qendër të fshatit në pronësi të Kurtajve duke se situata është tensionuar, ku 49-vjeçari ka rrëmbyer automatikun e tyre dhe i ka qëlluar për vdekje me breshëri plumbash. 

Lavdrimi 46-vjeç dhe Gramozi 52-vjeç u qëlluan me disa plumba dhe humbën jetën rrugës për në spital ndërsa autori Altin Kuka u vetëdorëzua fill pas ngjarjes së rëndë ndërsa dorëzoi edhe armën e krimit, automatik.

Siç bëhet e ditur, sherri mes djalit të autorit dhe djalit të Gramozit, njërit prej viktimave, ishte regjistruar pak ditë më parë, por Altini dhe djali i tij kishin shkuar në fshatin Kurjan për tu sqaruar, por situata doli jashtë kontrollit duke përdorur armën e zjarrit dhe duke shkaktuar dy viktima.

Pas ngjarjes u shoqëruan në polici dy djemtë e 49-vjeçarit, Erivs dhe Emaurisio Kuka, 21 dhe 18-vjeç si dhe dy djemtë e Gramoz Kurtajt, Marsel dhe Klajdi Kurtaj, të moshës 25 dhe 27-vjeç.

Viktimat dhe autori kishin lidhje farefisnore.

Efektivët kanë sekuestruar armën e krimit tip automatik, ndërsa vijojnë mbledhjen e provave në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

/rtsh.al/