RTSH 24 Live

Botë

Von der Leyen emëron ekipin e ri të KE. Sllovenes Marta Kos i besohet integrimi i Ballkanit dhe bllokut lindor

17/09/2024

Von der Leyen emëron ekipin e ri të KE. Sllovenes Marta Kos i besohet integrimi i Ballkanit dhe bllokut lindor

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen ka bërë publike këtë të martë (17 shtator) ekipin e saj të punës duke emëruar komisionerët më të lartë në Strasburg.

Von der Leyen ka zbuluar ekipin e saj të emëruar të Komisionerëve Evropianë dhe fushat e politikave ose "portofolet" që do t'u kërkojë atyre të drejtojnë gjatë pesë viteve të ardhshme, ku në krye të renditjes me rolet e nënpresidentëve ekzekutivë janë francezë, finlandezë, estonezë, letonezë, rumunë dhe spanjollë.

“Çdo anëtar i ekipit tim do të sjellë përvojën dhe perspektivat e veta për Evropën.  Së bashku, ne do të jemi një ekip, duke punuar drejt një qëllimi të përbashkët.  Për ta bërë Evropën më të fortë”, ka thënë ajo.

Pjesë e ekipit është edhe emërimi i një posti të ri, asi i Komisionerit të Mbrojtjes së BE, që është zgjedhur Andrius Kubilius i Lituanisë. Ky është një posti i ri i krijuar për të ndërtuar kapacitetin e prodhimit ushtarak evropian përballë agresionit rus në krahun lindor të Evropës.

Von der Leyen tha se Komisioni i ri do të fokusohet në prosperitetin, sigurinë dhe demokracinë, si dhe konkurrencën shumë të nevojshme për tranzicionin e gjelbër dhe dixhitalizimin.

"Ne duam të ndërtojmë një ekonomi konkurruese, , ku fokusi ndo të jetë edhe te mjedisi. Ndryshimi i klimës është sfondi kryesor i gjithçkaje që po bëjmë," tha Von der Leyen në një konferencë për shtyp.

Krahasuar me mandatin e saj të parë pesëvjeçar, tema e sigurisë, e shkaktuar nga lufta ruse në Ukrainë, por edhe tema e konkurrencës dhe ekonomisë kanë fokusin dhe ndikimin kryesor në përbërjen e ekipit të ri të saj.

Të gjithë kandidatët do t'i nënshtrohen seancave dëgjimore me ligjvënësit në Parlamentin Evropian, të cilët duhet të nënshkruajnë emërimin e tyre.

Politikat e zgjerimit të BE

Politikat e zgjerimit të BE dhe puna me vendet që dëshirojnë të jenë pjesë e unionit i është besuar sllovenes Marta Kos.

Ajo është emëruar në rolin e Komisioneres për Zgjerim, e cila do të ketë në fokus të punës së saj politikat e zgjerimit të BE-së përmes Ballkanit Perëndimor por edhe bllokun e Lindjes.

Komisionerja e Zgjerimit ka rëndësi të veçantë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit vijojnë negociatat për anëtarësimin e tyre në unionin evropian. Pjesë e punës së Marta Kos është edhe integrimi i bllokut lindor si Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia dhe Turqia.

Më herët Marta Kos ka mbajtur postin e ambasadores së Sllovenisë në Gjermani dhe në Zvicër si dhe ka punuar në Qeverinë e Sllovenisë si drejtore për raportet me mediat.

Ndarja e portofoleve të saj të politikave:

Austri - Magnus Brunner - Komisioner për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin

Belgjikë - Hadja Lahbib - Komisioner për Përgatitjen dhe Menaxhimin e Krizave

Bullgari - Ekaterina Zaharieva - Komisionere për Startups, Kërkim dhe Inovacion

Kroaci - Dubravka Šuica - Komisioner për Mesdheun

Qipro - Kostas Kadis - Komisioner për Peshkimin dhe Oqeanet

Republika Çeke - Jozef Sikela - Komisioner për Partneritetet Ndërkombëtare

Danimarkë - Dan Jørgensen - Komisioner për Energjinë dhe Strehimin

Estoni - Kaja Kallas - Zëvendëspresidente Ekzekutive për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë dhe Përfaqësuese e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Mbrojtjes

Finlandë - Henna Virkkunen - Zëvendëspresidente Ekzekutive për Sovranitetin Teknik, Sigurinë dhe Demokracinë, Komisioner për Teknologjitë Dixhitale dhe Kufitare

Francë - Stéphane Séjourné - Zëvendës President Ekzekutiv për Prosperitetin dhe Strategjinë Industriale, Komisioner për Industrinë, NVM-të dhe Tregun Unik

Gjermani - Ursula von der Leyen - Presidente e Komisionit Evropian

Greqi - Apostolos Tzitzikostas - Komisioner për Transportin dhe Turizmin e Qëndrueshëm

Hungari - Olivér Várhelyi - Komisioner për Shëndetin dhe Mirëqenien e Kafshëve

Irlandë - Michael McGrath- Komisioner për Demokraci, Drejtësi dhe Sundim të Ligjit

Itali - Raffaele Fitto - Zëvendës President Ekzekutiv për Kohezionin dhe Reformat, Komisioner për Politikat e Kohezionit, Zhvillimin Rajonal dhe Qytetet

Letoni - Valdis Dombrovskis - Komisioner për Ekonominë dhe Produktivitetin; Zbatimi dhe Thjeshtimi

Lituani - Andrius Kubilius - Komisioner për Mbrojtjen dhe Hapësirën

Luksemburg - Christophe Hansen - Komisioner për Bujqësinë dhe Ushqimin

Maltë - Glenn Micallef - Komisioner për drejtësinë, kulturën, rininë dhe sportin ndërmjet brezave.

Holandë - Ëopke Hoekstra - Komisioner për Klimën, Net-Zero dhe Rritjen e Pastër, gjithashtu përgjegjës për taksat

Poloni - Piotr Serafin - Komisioner për Buxhetin, Kundër Mashtrimit dhe Administratën Publike

Portugali - Maria Luis Alburquerque - Komisionere për Shërbimet Financiare dhe Unionin e Kursimeve dhe Investimeve

Rumani - Roxana Mînzatu - Zëvendës Presidente Ekzekutive për Njerëzit, Aftësitë dhe Përgatitjen, Komisionere për Aftësitë, Arsimin, Punë cilësore dhe të Drejtat Sociale

Sllovaki - Maroš Šefčovich - Komisioner për Tregti dhe Siguri Ekonomike; Marrëdhëniet Ndërinstitucionale dhe Transparenca

Slloveni - Marta Kos - Komisionere për Zgjerimin, gjithashtu përgjegjëse për pjesën lindore dhe rindërtimin e Ukrainës

Spanjë - Teresa Ribera - Zëvendës Presidente Ekzekutive për Tranzicion të Pastër, të Drejtë dhe Konkurruese, Komisionere për Konkurrencën

Suedi - Jessika Rosëall - Komisionere për Mjedisin, Rezistencën ndaj Ujit dhe një Ekonomi rrethore Konkurruese

/rtsh.al/