RTSH 24 Live

Aktualitet

Akuzohet se mori 1 mijë euro për të pushuar një çështje, arrest shtëpie oficerja e policisë gjyqësore

17/09/2024

Akuzohet se mori 1 mijë euro për të pushuar një çështje, arrest shtëpie oficerja e policisë gjyqësore

Një oficere e policisë gjyqësore të Elbasanit është lënë në “arrest shtëpie” nga Gjykata e Posaçme, pasi akuzohet për korrupsion.

Në një njoftim për mediat, SPAK bën me dije se oficerja e policisë gjyqësore me inicialet A.D., i ka marrë shumën prej 1 mijë euro një personi për të pushuar çështjen penale në ngarkim të të birit për ndërtim të paligjshëm.

Sipas SPAK, hetimet nisën pas publikimit të pamjeve mbi rastin korruptiv në një emision investigativ.

Hetimet për këtë procedim penal vazhdojnë me administrimin e provave të tjera për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

/rtsh.al/