RTSH 24 Live

Aktualitet

Punimet për ndërtimin e teatrit të ri, Veliaj: Vepër arti e arkitekturës moderne

2 orë para

Punimet për ndërtimin e teatrit të ri, Veliaj: Vepër arti e arkitekturës moderne

“Punimet për ndërtimin e teatrit të ri të kryeqytetit vijojnë me ritme te shpejta”. Kështu u shpreh kryetari i bashkisë, Erion Veliaj gjatë një inspektimi të punimeve për teatrin e ri.

Duke e konsideruar projektin një skulpturë që do të mbetet pajë për brezat e ardhshëm, Veliaj vlerësoi maksimalisht bashkëpunimin me kompaninë e njohur daneze. Ne presim tha Veliaj që deri në fillimin të nëntorit, punimet të kenë arritur në nivelin zero.

Kjo është një vepër e vërtetë arti! Pra, jo vetëm do të bëhet art brenda mureve, por vetë godina e Teatrit është një vepër arti, që do t’i mbesë qytetit për 100 vitet e ardhshme. Kur ajo kasollja që kishim zgjati për 80 vjet, imagjino kjo që po investohet për brezat e nipave dhe mbesave tanë. Është shumë e rëndësishme të bëjmë diçka me cilësi. Më vjen mirë që nuk kemi ceduar te cilësia, teksa shpejtojmë punimet. Ne presim që, deri në fund të tetorit apo fillimi i nëntorit, të kemi dalë në nivelin zero, që me hapjen e kohës, në pranverë, të punojmë pak më shumë në lartësi, në mënyrë që gjatë vitit tjetër të kemi përfunduar karabinanë”, tha Veliaj.

Veliaj shtoi se pavarësisht se kundërshtarët politikë kanë zgjedhur të bëjnë betejë politike duke shkatërruar, mazhoranca vijon misionin e saj për të ndërtuar.

/rtsh.al/