RTSH 24 Live

Ekonomi

Gjelat e Zadrimës, zona e Lezhës që njihet për mbarështimin e shpendëve

30/12/2024

Gjelat e Zadrimës, zona e Lezhës që njihet për mbarështimin e shpendëve

Zadrima e Lezhës është e mjaft e përmendur për mbarështimin e gjelit të detit, i cili dallon për cilësinë dhe shijen e mishit që ka.

Janë shumë fermerë të kësaj zone që me mjaft përkujdesje e mbajnë gjelin për treg me produkte bio, për ta tregtuar në prag të festës së Vitit të Ri.

"Gjelat e detit i rrisim vetë. Janë pothuajse 100 për qind bio, të rritur në kushte natyrale, me misër, jonxhë," thonë fermerët.

Duke ia ndier leverdinë këtij biznesi familjar, ka fermerë që kanë klientë të përhershëm dhe gjelin e detit e shesin në fermat e tyre, por ka të tjerë që dalin me tufa të vogla dhe e tregtojnë atë në afërsi të superstradës Lezhë–Shkodër.

Mishi i gjelit të detit të Zadrimës është ndër më cilësorët, ndaj është i preferuar jo vetëm nga konsumatorët e Lezhës, por dhe nga ata të rretheve të tjera të vendit.

/rtsh.al/