RTSH 24 Live

Sociale

Punimet në urën e re mbi Drin, vepra infrastrukturore pritet të përfundojë brenda sezonit veror

15/05/2024

Punimet në urën e re mbi Drin, vepra infrastrukturore pritet të përfundojë brenda sezonit veror

Ura e re mbi Drin po i afrohet fundit të ndërtimit të saj. Nga angazhimi i të gjithë kapaciteteve punëtore është bërë i mundur mbarimi i disa shtresave dhe shtrimi i betonit deri në gjysmë të trasesë së urës.

Mbas mbarimit të betonit do të fillojë shtrimi i asfaltit. Nga dita në ditë punimet intensifikohen ndërsa rrugët lidhëse me urën  janë  niveluar dhe shtruar me asfalt.

Pamja panoramike që të ofron ura është diçka e re që i shërben vendit jo vetëm për lehtësim të trafikut, por edhe si një vepër me vlerë dhe e veçantë për t’u parë.

Në përfundim kjo Urë do të posedojë numër të mjaftueshëm korsish, që automjetet të kalojnë pa krijuar radhë të gjata kryesisht gjatë verës ku numri i qytetarëve të Kosovës drejt bregdetit shqiptar është i lartë.

Edhe gjatë natës punohet pa ndërprerje që të avancojnë punimet për tu mbyllur sa më shpejt të jetë e mundur dhe të jetë në shërbim të të gjithë udhëtarëve të cilët do të kalojnë përmes kësaj ure që është emërtuar si e  një vepër e rrallë.

Gazetar: Dashmir Shehu

/rtsh.al/