RTSH 24 Live

Kulturë

Publiku mirëpret ''Profesionistin'', suksesi në Vlorë i komedisë, me regji të Leka Bungos

21/01/2023

Publiku mirëpret ''Profesionistin'', suksesi në Vlorë i komedisë, me regji të Leka Bungos

Në mbrëmjen e së premtes, teatri Petro Marko në Vlorë hapi dyert për të shfaqur për herë të parë premierën “Profesionisti”. Pas një periudhe të gjatë provash, aktorët u ngjitën në skenë, mes emocionesh te medha  për të permoformuar rolet e tyre për publikun vlonjat. Nën regjinë e Leka Bungos dhe interpretimin e shkëlqyer të aktorëve Viktor Zhusti, Astrit Hasani, Matilda Avduli dhe Artan Islami, drama përcolli mjaft emocionone, ndjesi  dhe mesazhe tek të gjithë ata që ishin ulur për të ndjekur me shumë kuriozitet premierën.

Veç emrave të rëndësishëm të artit kombëtar, kjo premierë solli në qytetin e Vlorës Presidentin e Republikës, Bajram Begaj i cili zgjodhi të promovojë personalisht rëndësinë e kësaj ngjarjeje kulturore të qytetit.

Në fund të shfaqjes përcolli emocionet e tij dhe regjisori Leka Bungo si dhe aktorët e tjerë.

Shfaqja u mbyll me duartrokitje të mëdha dhe jashtë dyerve të teatrit Petro Marko nuk munguan as emocionet e qytetarëve vlonjatë. Premiera “Profesionisti” do të shfaqet sërish në teatrin Petro Marko përgjatë fundjavës të shtunën dhe të dielën.

/rtsh/