RTSH 24 Live

Kosovë

Protestat e dhunshme në veri të Kosovë/ KFOR: Pas tyre fshiheshin disa grupe kriminale që tentonin të sulmonin trupat tanë

09/06/2023

Protestat e dhunshme në veri të Kosovë/ KFOR: Pas tyre fshiheshin disa grupe kriminale që tentonin të sulmonin trupat tanë

Zëdhënësi i Shtabit të KFOR-it, kolonel Andrea Gallieni ka deklaruar se pas protestave të dhunshme të veri të Kosovës, fshiheshin disa grupe kriminale që tentonin të sulmonin trupat e KFOR-it.

Në një deklaratë për mediat, Gallieni tha se ishte e qartë se ku njerëzit përpiqeshin të protestonin në mënyrë paqësore dhe po ashtu ishte e qartë se atje ku kishte trazira, fshiheshin këto grupe.

KFOR-i ishte aty për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të protestës dhe më 29 maj u shfaq një protestë e madhe. Ushtarët e KFOR-it u përfshinë në një protestë të dhunshme. Gjatë protestës, shumë ushtarë të KFOR-it u plagosën nga gurët, mjetet shpërthyese të improvizuara dhe armët. Ishte e qartë se ku njerëzit përpiqeshin të manifestoheshin dhe të protestonin në mënyrë paqësore, por ishte gjithashtu e qartë se pas tyre fshiheshin disa grupe kriminale që tentonin të sulmonin trupat e KFOR-it”, ka thënë ai.

Veriu i Kosovës u përfshi nga protesta të dhunshme më 29 maj, ku për pasojë mbetën të plagosur edhe disa pjesëtarë të KFOR. Ata kundërshtojnë vendosjen e kryetarëve të komunave, të tre shqiptarë, në ndërtesat komunale pas zgjedhjeve të pjesshme vendore. Protestat vijojnë edhe këtë të premte (9 qershor), por situata paraqitet e qetë.

/rtsh.al/