Prokuroria Speciale e Kosovë ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën që kryeministri në detyrë, Albin Kurti të paraqitet për të dhënë dëshmi si dëshmitar në dyshimet se ka pasur keqpërdorime të rezervave shtetërore.
Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila ka bërë të ditur se kërkesa po shqyrtohet nga gjykata.
“Kërkesa nga Prokuroria Speciale është pranuar dhe aktualisht është në proces shqyrtimi nga Gjykata”, ka thënë Gashi.
Prokuroria Speciale e kishte ftuar kryeministrin në detyrë tre herë për intervistim, por nuk është paraqitur.
Nga ana e tij, Kurti ka thënë se është i gatshëm të japë dëshminë, por ka kërkuar që prokurorët mund ta intervistojnë në zyrën e tij, një praktikë që sipas tij është ndjekur edhe më parë.
/rtsh.al/