RTSH 24 Live

Ekonomi

Projekte transformuese në Malësi të Madhe - FSHZH projekt 2 milionë dollarë

02/03/2025

Projekte transformuese në Malësi të Madhe - FSHZH projekt 2 milionë dollarë

Një investim prej 2 milionë dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nisur të zbatohet në Malësinë e Madhe. Ky investim përfshin rikosntruksionin e disa rrugëve që lidhin ndër mjet tyre pikat turistike të kësaj zone, projekt ky që mundëson përmirësimin e infrastrukturës së turizmit.

Investimet janë të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) dhe është një financim 2 milionë dollarë. Gjithashtu kemi bërë edhe kërkesa të tjera te FSHZH për projekte të tjera që i quajmë të rëndësishme dhe që i shërbejnë komunitetit”, u shpreh Tonin Marinaj, Kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe.

Fshatrat Bajzë dhe Kosan që lidhen me pikën turistike Syri i Shëganit, janë identifikuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit si zona prioritare për planifikimin, projektimin dhe zbatimin e ndërhyrjeve për zhvillimin e produkteve dhe infrastrukturës turistike.

Gazetar: M. Rakaj

/rtsh.al/