Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, ka publikuar Programin për Bujqësinë, ku premton mbështetje të plotë për fermerin dhe prodhimin vendas në rast se vjen në pushtet.
Për LSI gjysma e shqiptarëve jetojnë me bujqësi dhe shumë prej tyre janë në kufinjtë e mbijetesës. Ata sigurojnë me prodhimin vendas rreth 30 përqind të nevojave për ushqime, ndërsa shqiptarët shpenzojnë rreth 80 përqind të të ardhurave të tyre për ushqim.
Zonja Kryemadhi premton ndryshimin e situatës. "Fermeret shqiptare do te mbeshteten drejtperdrejte per te rritur prodhimin. Rreth 200 milione Euro ne vit do te investohen per fermeret per te ulur kostot e imputeve bujqesore dhe naftes, do te mbeshteten per njesi prodhimi. Mbeshtetje direkte do te kete per cdo te imet apo gjedh te lindur dhe te therur, per cdo zog dhe shpend per mish, qe shqiptaret te ushqehen me prodhimet Made in Albania, e jo t’i ushqeje bota.
Do te vendosim TVSH 0 % ne gjithe zinxhirin e prodhimit dhe do te mbrojme prodhimin vendas, qe shqiptaret te hane me mire e me lire.
Do te mbeshtesim industrine ushqimore dhe do te hapim qindra vende pune.
Ne e mbajme fjalen!" shprehet zonja Monika Kryemadhi kryetare e LSI.
Kronika
Programi i LSI për bujqësinë, Kryemadhi premton mbështetje të plotë për fermerin dhe prodhimin vendas
23/02/2021
Lajmet kryesore
Debati për përdorimin e shqipes në Maqedoninë e Veriut, Rama: S’është çështje e Gjykatës Kushtetuese
2 orë para
10 orë para