RTSH 24 Live

Botë

Programi bërthamor, presidenti iranian: Të gatshëm të bashkëpunojmë me OKB-në

8 orë para

Programi bërthamor, presidenti iranian: Të gatshëm të bashkëpunojmë me OKB-në

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka deklaruar se Teherani është i gatshëm që të zgjidhë të gjitha paqartësitë që ekzistojnë rreth programit bërthamor.

Këtë deklaratë, presidenti iranian e bëri gjatë pritjes që i bëri mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së ku theksoi se Teherani ka gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar dhe konverguar me IAEA-n.

“Siç e kemi dëshmuar në mënyrë të përsëritur vullnetin tonë të mirë, ne shpallim gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar dhe konverguar me këtë organizatë ndërkombëtare për të zgjidhur paqartësitë dhe dyshimet e supozuara rreth aktivitetit bërthamor paqësor të vendit tonë”, tha Pezeshkian në një takim me shefin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi në Teheran.

Ndërkaq, ky i fundit deklaroi më herët se paralajmëroi Teheranin se “hapësira për negociata dhe diplomaci ... po zvogëlohet” lidhur me avancimin e programit atomik të Iranit, ndërsa luftërat në Lindjen e Mesme vazhdojnë, ndërsa presidenti Donald Trump do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Rafael Mariano Grossi, shef i IAEA-së po viziton Teheranin në një përpjekje për të rivendosur aksesin e inspektorëve të tij në programin e Iranit dhe për t'iu përgjigjur pyetjeve ende të pazgjidhura lidhur me të, siç ka pasur në udhëtimet e mëparshme me sukses të kufizuar që kur Trump tërhoqi në mënyrë të njëanshme SHBA nga programi bërthamor i Republikës Islamike, raporton AP.

Grossi dhe homologu i tij iranian sugjeruan se ende ekzistojnë boshllëqe të konsiderueshme, edhe pse disa vende po shtyjnë të ndërmarrin veprime kundër Iranit në një takim të ardhshëm të Bordit të Guvernatorëve të IAEA.

“Ne e dimë se është e domosdoshme që në këtë moment të arrijmë disa rezultate konkrete, të prekshme dhe të dukshme që do të tregojnë se kjo punë e përbashkët po përmirëson situatën, po sjell sqarime për gjërat dhe në një kuptim të përgjithshëm po na largon nga konflikti dhe përfundimisht lufta, "tha Grossi.

Pas rënies së marrëveshjes në vitin 2018, Irani ka braktisur të gjitha kufizimet në programin e tij dhe pasuron uraniumin deri në 60% pastërti – afër niveleve të shkallës së armëve prej 90%.

/rtsh.al/