Një 71-vjeçar amerikan është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se prodhonte dhe posedonte materiale pornografike më të mitur.
I moshuari ra në pranga pas disa muajsh hetime nga Prokuroria e Tiranë, të cilët pa mbledhjes së materialeve finalizuan operacionin e koduar “Gjurma virtuale”.
71-vjeçari, me precedentë të mëparshëm penal jashtë Shqipërisë, dyshohet se prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur.
Gjatë kontrollit të banesës së 71-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi pajisje elektronike dhe materiale të tjera, që kanë shërbyer për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/