RTSH 24 Live

Ekonomi

Proda urdhëron shlyerjen e pagesave të prapambetura për efektivët e Policisë

30/12/2024

Proda urdhëron shlyerjen e pagesave të prapambetura për efektivët e Policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka urdhëruar Departamentin për Shërbimet mbështetëse në DPPSH që të paguajë të gjitha njësitë buxhetore në Policinë e Shtetit.

Burime pranë Policisë së Shtetit kanë bërë me dije se urdhri është që të kalojnë në thesar pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë, pasi çdo vonesë i ngarkon me përgjegjësi.

Pagesat për të cilat ka dhënë urdhër drejtori i Policisë lidhen me orët suplementare, orët e natës, dietat e prapambetura, paratë e ushqimit dhe çdo pagesë e prapambetur.

Nga të gjitha njësitë buxhetore prej mëngjesit të kësaj të hëne po kryhen veprimet me Thesarin për të kaluar pagesat.

Është 1,5 miliard lekë shuma që ka kaluar me Aktin Normativ, që ka dalë në sistem ditën e premte.

Për një efektiv policie, i cili ka pa marrë vetëm dietën ushqimore 3 muajt e fundit, vetëm gjatë orarit të rregullt, pra për 40 orë punë në javë, i takon të marrë 27 mijë lekë. 

Nga data 24 dhjetor dhe deri në 3 janar të gjithë efektivët e policisë po punojnë 12 orë.

Në datën 31 dhjetor do të jenë në punë në të gjithë Shqipërinë 4 mijë efektivë. Po ashtu 4 mijë të tjerë do të jenë edhe në datën 1 janar 2025.

Në një turn 12-orësh do të jenë 5 mijë efektivë në shërbim, përfshirë edhe grupet e gatishmërisë. 

Gazetare: Lusi Përgjegji

/rtsh.al/