RTSH 24 Live

Aktualitet

Presidentja e Sllovenisë e shoqëruar nga kreu i shtetit Begaj vizitojnë RTSH

22/05/2024

Presidentja e Sllovenisë e shoqëruar nga kreu i shtetit Begaj vizitojnë RTSH

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar e nisi vizitën e saj zyrtare në Tiranë nga Radiotelevizioni Publik Shqiptar. Zyrtarja e lartë u prit në goditën e televizionit publik nga Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit zoti Alfred Peza.

Ndalesa e parë e presidentes së Sllovenisë ishte në studion e emisionit të debatit politik 3D, ku zonja Musar dha një intervistë për gazetarin Alban Dudushi.

Më pas Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, nën shoqërinë edhe të ambasadorit të Sllovenisë në Tiranë   Peter Japelj iu drejtua sallës së rinovuar të orkestrës simfonike të Radio Televizionit shqiptar ku u takua edhe me presidentin e republikës së Shqipërisë Bajram Begaj. Dy personaitetet e larta  ishin  të ftuarit e nderit të koncertit homazh që orkestra e RTSh-së organizoi në nder të  kompozitorit te famshëm slloven Bojan Adamiç.

Gjatë vizitës tre ditore në Shqipëri , Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar  në ditën e dytë të kësaj vizite me 23 maj do të ketë një takim me presidentin e Shqipërisë, Begaj e më pas krerët e të dy shteteve do të zhvillohet edhe një konferencë për mediat .

Më pas presidentja Sllovene do të zhvilloi një takim me kryeministrit Edi Rama ndërkohë që presidentja Musar do të ketë një takim edhe me kryeparlamentaret Lindita Nikolla e më pas do të mbajë një fjalë përshëndetëse drejtuar deputeteve në kuvendin e Shqipërisë.

Në ditën e tretë Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar do të vizitojë Durrësit dhe Fierin ku do të zhvilloje takime me krye bashkiakët si dhe Kryetarja e shtetit slloven ka rezervuar një vizitë në parkun arkeologjik të Sllovenisë .

Gazetare: A. Koçerri

/RTSH/