RTSH 24 Live

Aktualitet

Parkimi në Vlorë, 21 rrugë pritet të bëhen me pagesë

6 orë para

Parkimi në Vlorë, 21 rrugë pritet të bëhen me pagesë

Parkimet në 21 rrugë të qytetit të Vlorës pritet të bëhen me pagesë. Bashkia e Vlorës nis ti jap jetë projektit për menaxhimin e parkimeve ndërsa pas vendimit të këshillit bashkiak që pritet të mbahet në datën 26 shtator, do të nis puna për ngritjen e një drejtorie të re si shoqëri aksionere "Vlora Parking".

Kjo drejtori do jetë në administrim të një bordi dhe administratori të zgjedhur nga bashkia. Këtë të premte u mbajt dëgjesa publike për këtë projekt- vendim, ndërsa në dëgjesë u diskutua vetëm mbi tarifën dhe hapjen e hapësirave të reja për parkime.

Kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha sqaroi funksionimin e kësaj Shoqërie Aksionere ndërsa tha se me këto të ardhura që bashkia do gjenerojë nga parkimet, do ketë investime në infrastrukturë dhe sinjalistikë. 21 rrugët që do bëhen me pagesë janë:             

  1. Bulevardi Ismail Qemali
  2. Rruga "Demokracia" (Zona e Sahatit dhe Kapeles)
  3. Rruga "Demokracia" (Rruga e Re)
  4. Rruga "Sulejman Delvina" (gjykata, prefektura)
  5. Rruga "Gjergj Araniti" (Çipajt)
  6. Rruga "Kosova" ( Universiteti)
  7. Rruga "Fejzo Gjomema" dhe "Hektor Shyti" (Rruga e Portit dhe te Pallati i Kulturës)
  8. Rruga "Shaban Demiraj" (Rruga-Ura)
  9. Rruga "Brahim Abdullai" (Hotel Primavera)
  10. Rruga "Duro Shaska" (Ish- marina)
  11. Rruga "Murat Tërbaçi" (Big Scoop)
  12. Rruga "Meno Gjolekaj" ( C-front)
  13. Rruga "Murat Tërbaçi" (Motta)
  14. Rruga "Pavllo Flloko"
  15. Rruga Ëilson (përgjatë lulishtes tek rrapi)
  16. Parkimi tek fushat e Sportit
  17. Rruga Aleksandër Moisiu (nga Rrapi tek Tuneli)
  18. Rruga Gjergj Kastrioti (Transballkanike)
  19. Rruga Hasan Kushta (Albano e Romina)
  20. Rruga Pelivan Leskaj" (nga Skela në Çentrale)
  21. Rruga Veledin Kollozi (tek Rinia)

/rtsh.al/