RTSH 24 Live

Rajon

Presidentja e KE vizitë në Shkup: E sigurova kryeministrin dhe Presidentin për anëtarësimin drejt BE

14/07/2022

Presidentja e KE vizitë në Shkup: E sigurova kryeministrin dhe Presidentin për anëtarësimin drejt BE

Presidentja e KE Ursula von der Leyen ka zhvilluar një takim me Presidentin dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut. Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, Presidentja e KE bëri me dije se ka siguruar Presidentin dhe Kryeministrin për mbështetjen e KE për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

"Jam e lumtur që jam sot në Shkup. Maqedonia e Veriut është një partner real dhe i besueshëm. Populli i RMV-së ka treguar përkushtimin e tij ndaj vlerave evropiane. Ata meritojnë të shohin vendin e tyre duke përparuar drejt anëtarësimit. Tani i takon RMV-së të bëjë hapin vendimtar përpara. Unë e sigurova Presidentin @SPendarovski dhe kryeministrit @DKovachevski për mbështetjen time të plotë për përparimin drejt bërjes së Maqedonisë së Veriut një shtet anëtar i BE-së", tha ajo.

/rtsh.al/