RTSH 24 Live

Politikë

Basha takim me bashkatdhetarët në Lombardi: Kasta e vjetër politike pengon votën e shqiptarëve jashtë vendit

28/04/2024

Basha takim me bashkatdhetarët në Lombardi: Kasta e vjetër politike pengon votën e shqiptarëve jashtë vendit

Kryetari i PD, Lulzim Basha, zhvilloi të dielën një takim me bashkatdhetarët në Desio, rajoni i Lombardisë në Itali.

Basha, gjatë këtij takimi me shqiptarët në Lombardi, theksoi se nuk ka asgjë të pamundur për të realizuar detyrimin kushtetues që edhe shqiptarët që janë jashtë vendit të votojnë. Por, sipas tij, pengesë për këtë është kasta e vjetër politike, e cila nuk do që ta mundësojë.  

“Nuk ka asgjë të pamundur për të realizuar votën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, për të realizuar votën tuaj këtu ku jetoni, në kushte të plota të integritetit dhe të lehtësisë për ta hedhur këtë votë. Por ka një komplot të kastës së vjetër politike. Ka një komplot të atyre që sot e gjithë ditën, e gjithë natën e shohin diasporën shqiptare, emigrantët shqiptarë me vlerat që ju përfaqësoni, me parimet tek të cilat besoni, sepse përmes këtyre parimeve të jeni të qartë përpara, në Itali, Greqi, në Amerikë, në Angli e kudo, si një rrezik esencial për lojën e tyre të vjetër. Për ta mbajtur Shqipërinë kështu siç është, madje duke e plakur e duke e pakësuar ditë për ditë, për sa kohë mbahet nën kontrollin e duarve dhe mendjeve të vjetra politike. Kjo është arsyeja pse më pak se një vit para të katërtave palë zgjedhje që kur premtoi votën e emigrantëve nga kjo sallë, ky kryeministër, por jo vetëm ai, i druhen zërit tuaj, i druhen vendimit tuaj, i druhen gjykimit tuaj, i druhen votës tuaj. Qëllimi është i qartë, t’ju bëjnë të hiqni dorë nga Shqipëria.”, tha Basha.

/rtsh.al/