RTSH 24 Live

Aktualitet

Vendimi- Miratohen vendet e lira të punës në administratë, publikohen pozicionet që kërkojnë ministritë dhe institucionet  

28/04/2024

Vendimi- Miratohen vendet e lira të punës në administratë, publikohen pozicionet që kërkojnë ministritë dhe institucionet  

Një seri ministrish dhe institucionesh kanë hapur konkurset për vende të lira në Administratën Publike, për të cilat mund të konkurrojnë, si punonjës brenda sistemit të administratës publike, ashtu edhe nga jashtë këtij sistemi.

Qeveria, për vitin 2024, ka hapur procedurat e plotësimit të pozicioneve të lira të kategorisë së ulët dhe të mesme drejtuese, për të cilat lëvizja paralele është mbyllur pa fitues, të jetë e hapur edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat për vendet e lira.

Numri maksimal i pozicioneve, për të cilat do të përdoret procedura e përcaktuar më sipër është 62 pozicione të kategorisë së mesme dhe të ulët drejtuese.

Për këto pozicione, të cilat publikohen nga rtsh.al,  mund të konkurrojnë edhe kandidatë nga jashtë shërbimit civil për nivelin e mesëm drejtues dhe për nivelin e ulët drejtues.

Niveli i mesëm drejtues dhe të barasvlershëm

  1. Jurist në Departamentin e Akteve Rregullatore të Këshillit të Ministrave, në Kryeministri;
  2. Koordinator në Njësinë Kombëtare për Përafrimin në BE, në Departamentin e Politikës dhe Integrimit Evropian, në Kryeministri;
  3. Drejtor i Drejtorisë së Miradministrimit të Pronave dhe Aseteve, në Drejtorinë e Përgjithshme Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Ministrinë e Mbrojtjes;
  4. Drejtor i Drejtorisë së Arsimit Cilësor dhe Gjithëpërfshirës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit;
  5. Drejtor i Drejtorisë së Integrimit, Koordinimit, Marrëveshjeve dhe Asistencës, në Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore për Arsimin dhe Sportin, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit;
  6. Drejtor i Drejtorisë së Politikave dhe Programeve të Sportit për të Gjithë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Zhvillimit të Sportit, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit;
  7. Drejtor i Drejtorisë së Implementimit të Operacioneve Tatimore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve;
  8. Drejtor i Drejtorisë së Informacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve;
  9. Drejtor i Drejtorisë së Programimit, Standardizimit dhe Harmonizimit të Kuadrit Rregullator, në Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore për Çështjet e Brendshme, në Ministrinë e Brendshme;
  10. Kryeadministrator i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuar;
  11. Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve të Përgjithshme, në Drejtorinë e Përgjithshme Ekonomike dhe të Shërbimeve Mbështetëse, në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
  12. Drejtor i Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Lushnje;
  13. Drejtor i Drejtorisë së Politikave të Kujdesit Parësor dhe Shëndetit Publik, në Drejtorinë e Përgjithshme të Zhvillimit të Shëndetësisë, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
  14. Drejtor i Drejtorisë së Auditimit të Brendshëm, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
  15. Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve të Përgjithshme, në Drejtorinë e Përgjithshme Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
  16. Drejtor i Institutit të Transportit;
  17. Drejtor i Drejtorisë së Promovimit të Turizmit, në Drejtorinë e Përgjithshme për Zhvillimin e Turizmit, në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit;
  18. Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit, Monitorimit dhe Regjistrimit të Zonave të Mbrojtura, në Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura;
  19. Drejtor i Drejtorisë së Administrimit të Fondit të Trashëgimisë Kulturore, Artit, Kulturës dhe Projekteve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave dhe Zhvillimit të Kulturës, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;
  20. Drejtor i Drejtorisë së Transformimit Digjital, në Drejtorinë e Përgjithshme të Inovacionit dhe Teknologjisë, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;
  21. Drejtor i Drejtorisë së Auditimit të Brendshëm, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;
  22. Drejtor i Drejtorisë së Analizave të Strategjive Ekonomike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Informacionit dhe Analizave Ekonomike, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;
  23. Drejtor i Drejtorisë së Koncensioneve dhe Partneriteteve, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Niveli i ulët drejtues dhe të barasvlershëm

  1. Inspektor në Sektorin e Monitorimit të Procedurave të Prokurimit, në Drejtorinë Juridike dhe e Monitorimit të Procedurave, në Agjencinë e Prokurimit Publik;
  2. Përgjegjës i Sektorit të Digjitalizimit të Mikrofilmit, në Drejtorinë e Evidencës, Digjitalizimit dhe Restaurimit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivës;
  3. Përgjegjës i Sektorit (Laboratorit) Qendror të Restaurimit, në Drejtorinë e Evidencës, Digjitalizimit dhe Restaurimit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivës;
  4. Përgjegjës i Sektorit të Koordinimit për Integrimin Evropian, në Departamentin e Administratës Publike;
  5. Përgjegjës i Sektorit të Politikave të Rritjes Profesionale të Administratës Publike, në Departamentin e Administratës Publike;
  6. Analist në Sektorin e Kërkimeve, në Drejtorinë e Programimit Strategjik, në Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës;
  7. Analist në Sektorin e Kërkimeve, në Drejtorinë e Programimit Strategjik, në Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës;
  8. Drejtor i Qendrës së Mbrojtjes Civile për Qarqet Elbasan, Berat dhe Korçë, me qendër në Korçë, në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile;
  9. Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit, Shkodër;
  10. Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit, Korçë;
  11. Përgjegjës i Sektorit të Rekrutimit dhe Promovimit, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve;
  12. Përgjegjës i Sektorit të Kontrollit në Vend, Biznes i Madh, në Drejtorinë e Kontrollit në Vend, në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë;
  13. Përgjegjës i Sektorit të Shkëmbimit të Informacionit, në Drejtorinë e Informacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve;
  14. Përgjegjës i Sektorit të Proceseve Gjyqësore, në Drejtorinë e Ankesave Administrative dhe Gjyqësore, në Drejtorinë e Përgjithshme Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Ministrinë e Financave;
  15. Përgjegjës i Sektorit të Koordinimit të Mendimeve, në Drejtorinë e Programimit, Standardizimit dhe Harmonizimit të Kuadrit Rregullator, në Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore dhe të Përputhshmërisë, në Ministrinë e Financave;
  16. Përgjegjës i Sektorit të Arkiv-Protokollit, në Drejtorinë e Shërbimeve të Përgjithshme, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Mbështetëse, në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
  17. Përgjegjës i Sektorit të Financës, në Drejtorinë e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Mbështetëse, në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
  18. Përgjegjës i Sektorit të Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Lushnje;
  19. Përgjegjës i Sektorit të Financave, në Drejtorinë e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
  20. Përgjegjës i Sektorit të Financës, Buxhetit, Mbledhjes së Tarifave dhe Identifikimit të Debitorëve, në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit;
  21. Përgjegjës i Sektorit të Ankimimeve (Apelim Ekzekutim dhe Trajtim i Penaliteteve), në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit;
  22. Përgjegjës i Sektorit të Raportimit dhe Analizës, në Drejtorinë e Transformimit Digjital, në Drejtorinë e Përgjithshme të Inovacionit dhe Teknologjisë, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;
  23. Përgjegjës i Sektorit të Koordinimit të Projekteve, në Drejtorinë e Projekteve Inovative, në Drejtorinë e Përgjithshme të Inovacionit dhe Teknologjisë, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;
  24. Përgjegjës i Sektorit të Monitorimit dhe Performancës, në Drejtorinë e Projekteve Inovative, në Drejtorinë e Përgjithshme të Inovacionit dhe Teknologjisë, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;
  25. Përgjegjës i Sektorit të Politikave të Zhvillimit, në Drejtorinë e Politikave dhe Strategjive Inovative, në Drejtorinë e Përgjithshme të Inovacionit dhe Teknologjisë, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;
  26. Përgjegjës i Sektorit të Strategjisë dhe Standardizimit, në Drejtorinë e Politikave dhe Strategjive Inovative, në Drejtorinë e Përgjithshme të Inovacionit dhe Teknologjisë, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;
  27. Përgjegjës i Sektorit të Monitorimit, në Drejtorinë e Koncesioneve dhe Partneriteteve, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;
  28. Përgjegjës i Sektorit të Monitorimit dhe Zbatimit të Projekteve, në Drejtorinë e Strehimit, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;
  29. Përgjegjës i Sektorit të Analizës dhe të Adresimit të Problematikave të Konkurrueshmërisë, në Drejtorinë e Analizave të Strategjive Ekonomike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Informacionit dhe Analizave Ekonomike, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;
  30. Përgjegjës i Sektorit të Analizës, Vlerësimit dhe Adresimit të Problematikave të Zhvillimeve Sektoriale, në Drejtorinë e Analizave të Strategjive Ekonomike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Informacionit dhe Analizave Ekonomike, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;
  31. Përgjegjës i Sektorit të Studimit dhe Zgjerimit të Aksesit në Financë të Aktorëve të Rinj Ekonomikë, në Drejtorinë e Simulimit dhe e Observimit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Informacionit dhe Analizave Ekonomike, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;
  32. Përgjegjës i Sektorit të Observatorit të Tregut të Punës dhe Sistemeve Inteligjente, në Drejtorinë e Simulimit dhe e Observimit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Informacionit dhe Analizave Ekonomike, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;
  33. Përgjegjës i Sektorit të Inspektimit AFP, në Drejtorinë e Politikave të Aftësimit Profesional dhe Inspektimit AFP, në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave të Punësimit, Aftësimit Profesional dhe Sigurimeve Shoqërore, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;
  34. Përgjegjës i Sektorit të Auditimit të Sigurisë, në Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;
  35. Përgjegjës i Sektorit të Monitorimit dhe Koordinimit, në Drejtorinë e të Drejtës së Autorit, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;
  36. Përgjegjës i Sektorit të Menaxhimit të Programeve dhe Projekteve IPA, në Drejtorinë e Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve për Çështjet e Zhvillimit Ekonomik, Kulturës dhe Inovacionit, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;
  37. Koordinator në Sektorin e të Drejtës Penale, në Drejtorinë e të Drejtës Penale dhe Civile, në Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit, në Ministrinë e Drejtësisë;
  38. Përgjegjës i Sektorit të Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Privat, në Drejtorinë e Monitorimit të Profesioneve të Lira, në Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore të Çështjeve të Drejtësisë, në Ministrinë e Drejtësisë.

/rtsh.al/