RTSH 24 Live

Aktualitet

Presidenti Begaj përshëndet arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Gazë

5 orë para

Presidenti Begaj përshëndet arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Gazë

Presidenti Bajram Begaj e ka përshëndetur armëpushimin e arritur midis Izraelit dhe Hamasit, që të mërkurën (15 janar) i hapi rrugën bisedimeve për t'i dhënë fund konfliktit 15-mujor midis palëve.

Marrëveshja e arritur me ndihmën e ndërmjetësve parasheh ndaljen e fillestare të luftimeve për gjashtë javë dhe pastaj nisjen e bisedimeve për pezullimin e luftës.

Pëshendes marrëveshjen për armëpushim në Gaza, që shënon fundin e më shumë se 15 muajve të konfliktit. I vlerësoj përpjekjet e ndërmjetësimit nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe të tjerëve. Zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme dhe për lehtësimin e vuajtjeve për të gjithë ata që janë të prekur në rajon,” shkroi Kreu i Shtetit në llogarinë e tij në rrjet "X".

Kabineti i Izraelit pritet të mblidhet këtë të enjte (16 janar) për të miratuar paktin e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve me Hamasin.

 Gjatë orëve të para të ditës, Gaza u godit sërish nga sulmet vdekjeprurëse të ushtrisë izraelite.

/rtsh.al/