RTSH 24 Live

Aktualitet

Nën hetim për korrupsion, me kërkesë të SPAK pezullohet nga detyra prokurori Kledian Llaho

6 orë para

Nën hetim për korrupsion, me kërkesë të SPAK pezullohet nga detyra prokurori Kledian Llaho

Prokurori i Sarandës, Kledian Llaho, është pezulluar  nga detyra me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit. SPAK ka nisur hetim më 6 janar ndaj prokurorit Llaho, në akuzë për “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”.

Sipas SPAK, Kledian Llaho “dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive, duke kërkuar përftime të parregullta materiale, nga të cilat do të përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë vjehrri i tij, shtetasi. V.GJ, si dhe ka dyshime për veprime të kundraligjshme edhe në raport me persona të tjerë duke abuzuar me funksionin e tij”.

Pas regjistrimit të hetimi SPAK ka kërkuar pezullimin nga detyra të prokurorit.

“Caktimin e masës së sigurimit personal “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, në ngarkim të personit nën hetim, Kledian Llaho”, thotë SPAK.

/rtsh.al/