Autori i vrasjes së 81-vjeçarit Isuf Hasa, ka zbardhur në polici motivet pse vrau fqinjin e tij Xhelal Meta, në Zall Bastar. Në deklaratën e tij, ai ka theksuar se të moshuarin e qëlloi me çekiç pasi ky i fundit e ofendonte dhe i ngacmonte gruan.
“Në mëngjes shkova në shtëpinë e Xhemalit dhe pimë kafe. Pasi mbaruam aty vendosëm të shkonim në lokalin e fshatit. Në oborrin e shtëpisë së tij pashë ku ishte çekiçi. E mora dhe e qëllova nga mbrapa. Kishte shumë kohë që më bullizonte dhe më ofendonte. Kisha kuptuar që më ngacmonte gruan. Unë punoj roje nate në Dajt dhe kishte raste nuk shkoja tre netë në shtëpi. Xhemali më merrte në telefon dhe më thoshte: "Si nuk na dhe një herë nga rakia e gruas". Kisha kohë që nuk po e duroja dot. Pasi e vrava i mora lekët. E dija që kishte sepse mi kishte treguar ai vetë. Më pas kam shkuar te stacioni elektrik dhe deri në Tiranë kam zbritur me një makinë të tyre. Më pas shkova tek shtëpia e vajzës në Vorë", dëshmoi autori.
Fillimisht u mendua se 81-vjeçari Xhelal Meta ishte rrëzuar e për pasojë kishte marrë plagë, të cilat i shkaktuan humbjen e jetës, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore përcaktoi që i moshuari ishte dhunuar me sende të forta ku dhe gjeti vdekjen.
/rtsh.al/