RTSH 24 Live

Film

Premiera e “Lamtumirë filmi 35 mm", i pari film dokumentar që sjell historinë e filmit në Shqipëri

28/04/2023

Premiera e “Lamtumirë filmi 35 mm", i pari film dokumentar që sjell historinë e filmit në Shqipëri

Historiku i filmit dhe kinemasë shqiptare, tashmë vjen për herë të parë, në filmin dokumentar “Lamtumirë film 35 mm”, i cili pati premierën në Kinema Millenium.

Në këtë dokumentar është pasqyruar jeta e të gjithë atyre që prekën magjinë e filmit, por edhe se si ka shkuar kinemaja ndër vite në Shqipëri, derisa ky format filloi të venitej dekadën e fundit. Këtë fakt e tregojnë edhe statistikat që shfaqen në film, ku dikur kishte rreth 450 kinema, ndërsa sot rreth 3-4 të tilla.

Sipas autorëve të “Lamtumirë film 35 mm”, ndikim të drejtpërdrejtë ka patur epoka e digjitalizimit në të cilën jetojmë.

Ky film dokumentar, nuk vjen vetëm në trajtën e rrëfimit, por ka të intervistuar edhe personalitete të ndryshme të botës së kinemasë. Këtu nuk përfshihen vetëm aktorët, regjisorët dhe producentët, por edhe punëtorët e skenës.

Brenda rrëfimit të “Lamtumirë film 35 mm”vjen gjithashtu censura e kohës dhe autocensura te krijuesit, si dhe kapërcimi i situatave në momentet kyçe të historisë. Ky film dokumentar, i cli ka nisur xhirimet në Shtator të vitit 2022, është realizuar me skenar të Rezarta Reçit, regji të Rigers Plaka, producent Skënder Jaçe, drejtor fotografie Agim Kuri, financuar nga QKK.

Gazetare: Ornela Ceka

/rtsh/