Policia e Shtetit shpalli thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionin “Shef komisariati” në Drejtoritë Vendore të Policisë. Gara është hapur për 48 komisariate dhe do të zgjatet deri më 8 nëntor.
Pas përfundimit të aplikimeve, nis faza e radhës, e cila vë në filtër të gjithë emrat, që më pas do të marrin emërimin.
Pas përfundimit të afatit 7-ditor për paraqitjen e shprehjes së interesit, në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit publikohen emrat e kandidatëve.
Më parë u zhvillua gara për zgjedhjen e drejtuesit të Policisë së Shtetit, ndërsa janë publikuar emrat e 43 kandidatëve që janë bërë pjesë e garës për postet drejtuese të Policisë në 12 qarqe.
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka thënë se ky është një ndryshim rrënjësor që i bëhet strukturave të Policisë së Shtetit,
/ rtsh.al /