Flitet gjithmonë e më shpesh për aftësitë drejtuese të vajzave e grave, sidomos në korporata të mëdha. Edhe pse po i shohim gjithmonë e më shpesh në pozicione të rëndësishme, numri i vajzave e grave në Bordet e korporatave, kompanive e bizneseve më të mëdha vend mbetet ende i ulët.
“Në qeveri dhe në administratë kemi një pjesëmarrje diku te 40 dhe 47% të gjinisë femërore në drejtim, ku në koorporatë bie midis 8 dhe 16%, pra ndryshimi është flagrant. Mendojmë se ka nevojë të vendosim fikus“, tha Albana Vrioni, Drejtore Ekzekutive e WoB.
Ndërsa deputetja Milva Ekonomi, teksa përshëndeti këtë iniciativën e organizatës, u shpreh se Shqipëria duhet të bëjë gati tregun për BE.
“Është një iniciativë e huazuar nga Komiteti Europian. Kjo iniciativë ia vlen për të përshëndetur. Shqipëria duhet të bëhet gati sepse nga ana tjetër rrugëtimi ynë drejt tregut evropian, kërkon që ne të zbatojmë disa nga rregullat që BE kërkon. Mbajmë vendin e 23 për atë që quhet pozicioni i gjinisë“, tha Ekonomi.
I pranishëm në këtë konferencë, ishte dhe André Rizzo, kreu i Seksionit Politik në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Tiranë.
“Hapat e reformave duhet të përshpejtohen dhe nëse ne duam të hapim kapituj të rinj brenda 2025-s, sikurse u përmend nga presidentja Von der Leyen, mendoj se kjo është një detyrë e paarritshme, por që kërkon një vullnet të fuqishëm politik për të arritur përpara”, tha Rizzo.
Në këtë konferencë u vu në duke se si gratë kanë arritur të futen në bordet drejtuese.
Antonela Hako, Kryetare e Dhomës Ekonomike të Gruas.
“Ndryshimet e pjesëmarrjes së zonjave sot në drejtim janë të dukshme, me çfarë ka qenë situata vite më parë. Ndërmarrjet prodhuese që janë të mëdha, e kanë ngritur dukshëm pjesëmarrjen në kompani. Zonjat e kanë fituar me arsimim dhe guxim”, Antonela Hako, Kryetare e Dhomës Ekonomike të Gruas
Sipas të dhënave që dolën nga konferenca vjeotre e “Women on Board Albania”mes vitit 2016 dhe vitit 2024 ka një rritje të dukshme të përfshirjes së grave në borde. Rritja është nga 13.3 % pjesëmarrja e gruas në bordet drejtuese në 44% në sektorin bankier po kjo nuk replikohet në sektorët e tjerë.
/rtsh.al/