Dy vjet pasi u shpall si i pari poet laureat, Rudolf Marku sjell “Antologjinë e poezisë moderne shqipe”.
Si titull ka zgjedhur vargjet e Shën Franceskos, që frymëzuan edhe Pjetër Bogdanin: “Veshun me diell, mbathun me hanë”.
Autori i parathënies së antologjisë, Gëzim Basha e ka cilësuar vepren si antologji e munguar.
Vetë autori Marku shkruan se antologjia përfshin poezitë më të mira të 59 autorëve më të mirë të letërsisë shqiptare.
Ajo nis nga shekulli i 16 - të me Pjetër Budin dhe Pjetër Bogdanin, Jeronim De Radën, Naim Frashërin, Ndre Mjedën, Fan Nolin e deri te Lasgush Poradeci, për të vazhduar më pas me Ismail Kadarenë, Dritëro Agollin, Fatos Arapin, Natasha Lakon, Bardhyl London, Ndoc Gjetjan, Frederik Rreshpjen e Martin Camajn.
Autori nuk ka harruar poetët e pushkatuar Vilson Blloshmi e Genc Leka, e deri te poetët e tranzicionit: Teodor Keko, Prec Zogaj, Flutura Açka, Petrit Ruka, Rudian Zekthi, Ervin Hatibi, Mimoza Ahmeti e duke përfshirë edhe poetë të rinj me poezi të marra edhe nga rrjetet sociale si Gentiana Kone, Majlinda Bashillari etj.
/ rtsh.al /