RTSH 24 Live

Aktualitet

Po transportonin 10 kg kanabis nga Korça në Elbasan, 3 në pranga, 5 në kërkim

03/12/2022

Po transportonin 10 kg kanabis nga Korça në Elbasan, 3 në pranga, 5 në kërkim

3 persona janë arrestuar dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Pas hetimeve 1 mujore nga policia e Elbasanit, gjatë kontrollit të një mjeti tip “Audi’ të një prej të dyshuarve u kapën 10 kg kanabis në bagazhin e automjetit.

Në pranga përfunduan drejtuesi : L. Gj., 23 vjeç, pasagjerja, B. F., 28 vjeçe dhe bashkëpunëtori i tyre G. P., 33 vjeç.  Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e G. P., u gjet një armë zjarri pistoletë dhe një sasi të vogël kanabis, në formë çokollate.

Hetimet  zbuluan se në këtë ngjarje kriminale janë përfshirë edhe 5 persona të tjerë, të cilët u shpallën në kërkim.  Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë, 10 kg kanabis dhe automjeti tip “Audi”.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme. 

/rtsh.al/