Një efektiv i forcave “Shqiponja” ka mbetur i plagosur me armë zjarri këtë të mërkurë (20 shtator) në Tiranë.
Nëpërmjet një njoftimi, Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua në lagjen "Kinostudio", në rrugën "Hysen Xhura", ku një patrullë e forcave “Shqiponja” ishin vënë në ndjekje të një personi të që qarkullonte me armë zjarri, i identifikuar si Klered Bozhani.
Gjatë ndjekjes, Bozhani dyshohet se ka hapur zjarr në drejtim të Forcave "Shqiponja", ku për pasojë ka mbetur i plagosur efektivi me Edlir Alleshi, i cili është transportuar në spital, ndërsa ndodhet në sallën e operacionit.
Në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave "Shqiponja", Patrullat e Përgjithshme dhe Njësitë Speciale Operacionale, si dhe janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve.
/rtsh.al/