RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti për ditën e sotme- Vranësira dhe reshje shiu, temperaturat mbeten të ulëta

5 orë para

Moti për ditën e sotme- Vranësira dhe reshje shiu, temperaturat mbeten të ulëta

Dita e sotme do të mbizotërohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti  parashikohet me vranësira e kthjellime në orët e mesditës kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht në pjesën e parë të ditës në të gjithë territorin. Në jug të vendit më pas do të kemi një ndërprerje të përkohshme, e cila do të riaktivizohet në orët e mbrëmjes kryesisht përgjatë vijës bregdetare e në veriperëndim me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Në lartësitë mbi 1200 metër priten reshje bore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 5 m/sek e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore -2 deri 10°C;

Në zonat e ulëta -1 deri 17°C; 

Dhe në bregdet 7 deri 17°C.

/RTSH/