Tre persona janë arrestuar në Durrës, pasi akuzohen se kana kanosur me armë zjarri një 44-vjeçar. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa mes të arrestuarve është edh enjë person me precedentë të mëparshëm penal.
Në pranga përfunduan Bajram Roçi, 30 vjeç, Bekim Çera, 30 vjeç dhe Ylli Murati, 40 vjeç, i cili ishte dënuar më parë për vjedhje me armë.
Nga kontrollet u sekuestruan gjithashtu edhe municion luftarak, 3 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoleta), si dhe 3 automjete, njëri prej tyre, i blinduar.
“Nga kontrolli në automjetin e blinduar të 40-vjeçarit u gjeten 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë). Më tej, nga kontrolli fizik ndaj këtij shtetasi, u konstatua se mbante dhe 1 radio të lidhur me kanalet e komunikimit të DVP Durrës. Edhe në banesën e babait të shtetasit të arrestuar B. R., u gjet 1 armë zjarri pistoletë”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/