Në katin e 8-të të një pallati në Tiranë ka rënë zjarr. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:10, në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit.
Policia njofton se shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Ndërkohë që Shërbimet e Policisë po marrim masa për evakuimin e banorëve.
Sipas informacionit paraprak të policisë, nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë
Më datë 21.01.2025, rreth orës 16:10, në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit, ka rënë zjarr në katin e 8-të të një pallati. Shërbimet zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Shërbimet e Policisë po marrim masa per evakuimin e banoreve. Paraprakisht, ka vetëm dëme materiale.
/rtsh.al/