RTSH 24 Live

Aktualitet

SPAK merr të pandehur Bardh Spahinë, ish-kryebashkiaku i Shkodrës akuzohet për shpërdorim detyre

13 orë para

SPAK merr të pandehur Bardh Spahinë, ish-kryebashkiaku i Shkodrës akuzohet për shpërdorim detyre

Ish-kreu i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Bëhet me dije se Spahia u paraqit sot në SPAK, ku iu komunikua akuza për shpërdorim detyre, për periudhën kur ka ushtruar detyrën e kryebashkiakut.

Spahia u kallëzua në SPAK në vitin 2022 nga Mark Molla, ish-drejtues i Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër, për shkarkim nga detyra në shkelje të ligjit dhe emërimin në vend të tij të një anëtari të FRPD-së.

Bardh Spahia mori detyrën e kreut të Bashkisë Shkodrës pas fitores në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit 2022. Mandati i tij përfundoi në vitin 2023, ku u zhvilluan zgjedhjet e radhës për kryetar bashkie.

/rtsh.al/