RTSH 24 Live

Botë

Po kalonin La Manshin për në Britaninë e Madhe, humbin jetën 5 emigrantë

23/04/2024

Po kalonin La Manshin për në Britaninë e Madhe, humbin jetën 5 emigrantë

Pesë persona kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm (23 prill) në përpjekje për të kaluar La Manshin pranë qytetit të Vimerosë në jug të Kalesë.

Lajmi u bë me dije nga një zëdhënës i policisë kombëtare të Francës.

Helikopterët dhe anijet e shpëtimit kanë nisur kërkimet për emigrantë të tjerë të mbijetuar ose që kanë humbur jetën.

Ngjarja tragjike vjen pak pasi qeveria britanike e Rishi Sunak miratoi legjislacionin për të lejuar deportimin e azilkërkuesve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla në Ruanda.

Ministri i emigracionit të paligjshëm i Mbretërisë së Bashkuar, Majkëll Tomlinson (Michael), tha se shumë emigrantë kanë humbur jetën në përpjekje për të kaluar Kanalin gjatë 9 muajve.

"Është absolutisht rrëqethëse ta dëgjosh këtë”, tha ai.

/rtsh.al/