RTSH 24 Live

Botë

Sulmi në Liban, Izraeli: Do vijojmë operacionet derisa banorët izraelitët të jenë të sigurt

3 orë para

Sulmi në Liban, Izraeli: Do vijojmë operacionet derisa banorët izraelitët të jenë të sigurt

Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant ka deklaruar se pas vlerësimit të situatës në terren së bashku me  shefin e shtabit të IDF-së gjeneral-lejtant Herzi Halevi dhe oficerë të tjerë të lartë ushtarakë, Izraeli do të vijojë aksionet ushtarake derisa banorët e veriut të kthehen në shtëpi.

Deklarata e Gallant vjen pas vrasjes së komandantit të lartë të Hezbollahut Ibrahim Aqil në Liban.

Edhe në Dahiyeh në Bejrut, ne do të vazhdojmë të ndjekim armikun tonë për të mbrojtur qytetarët tanë. Radha e operacioneve në fazën e re [të luftës] do të vazhdojë derisa të arrihet qëllimi ynë: Kthimi i sigurt i banorëve të veriut në shtëpitë e tyre”, ka shkruar Gallant në rrjetin social “X”.

Ndërkaq, presidenti amerikan Joe Biden është shprehur më herët se SHBA po punon për të lejuar banorët e zhvendosur të Izraelit verior të kthehen në shtëpitë e tyre në kufirin e tensionuar izraelito-libanez.

Duke folur pas sulmeve të Izraelit në Liban Biden ka deklaruar se ai dëshiron të “sigurohet që njerëzit në Izraelin verior, si dhe në Libanin jugor të jenë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të jenë të sigurt. Dhe Sekretari i Shtetit, Sekretari i Mbrojtjes, i gjithë ekipi ynë po punon me komunitetin e inteligjencës në përpjekje për ta bërë këtë. Ne do të vazhdojmë me të derisa ta arrijmë këtë objektiv”.

/rtsh.al/