RTSH 24 Live

Aktualitet

Pjesë e grupit kriminal dhe atentat ndaj 2 personave, RENEA dhe Policia arrestojnë 32-vjeçarin e rrezikshëm

09/02/2024

Pjesë e grupit kriminal dhe atentat ndaj 2 personave, RENEA dhe Policia arrestojnë 32-vjeçarin e rrezikshëm

RENEA në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës kanë arrestuar një 32-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se 32-vjeçari Sh.Xh., kërkohej në kuadër të operacionit “Metamorfoza”; qëlloi me armë 2 persona në Shkodër në 2021-shin; si dhe se ka futur sende të jashtëligjshme në IEVP Shënkoll.

32-vjeçari fshihej në fshatin Kuç, aty ku edhe u arrestua.

32-vjeçari, është një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, për shkak të akuzave/dënimeve për një shumëllojshmëri veprash penale.

Ai akuzohej nga SPAK-u, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal; i shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi në vitin 2021, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, qëlloi me armë zjarri, shtetasit T. P. dhe K. M.; si dhe i dënuar me 2 vjet burgim, nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

/rtsh.al/