Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar të hënën një sasi prej 20 tonë produkt kastravec, i cili ka rezultuar mbi normën e lejuar të përmbajtjes së pesticideve.
Sipas një njoftimi për shtyp, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, referuar njoftimit të ardhur nga vendi importues, ka kryer verifikimet në zbatim të legjislacionit në fuqi në subjektin eksportues të këtij produkti, ku është bërë dhe bllokimi i menjëhershëm i kësaj sasie. Subjektit i është lënë detyrë të marrë masat për asgjësimin e tij.
AKU po bashkëpunon me institucionet e tjera ligjzbatuese AREB dhe ARSHVMB, ku në bazë të sistemit të gjurmueshmërisë të administruar në subjektin eksportues, të vijohet me mbikëqyrjen e subjekteve/fermerëve, mbi përdorimin e pesticideve.
/rtsh.al/