RTSH 24 Live

Politikë

Përplasjet në parlament, reagon ambasadori i BE: Për të ardhur keq, të ulen tensionet dhe të shmanget dhuna!

5 orë para

Përplasjet në parlament, reagon ambasadori i BE: Për të ardhur keq, të ulen tensionet dhe të shmanget dhuna!

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka reaguar në lidhje me tensionet dhe përplasjet e një ditë më parë në parlamentin shqiptar, ku deputet e opozitës dogjën karriget në oborrin e Parlamentit.

Zoti Gonzato tha se është për të ardhur keq që ndodhin akte dhunë, ndërsa bëri thirrje që të shmangen këto situata dhe të ulen tensionet. “Është për të ardhur keq që për një çështje tjetër, disa përfaqësues të opozitës përdorën mënyra që ndërpresin mbarëvajtjen e jetës parlamentare në kuvend. Është për të ardhur keq. Për çfarëdo ideje që kemi nuk është kjo mënyra për ta shprehur mendimin" tha zoti Gonzato.

"Në një demokraci funksionale si Shqipëria, pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur e nuk duhet të përdoren dhunë apo dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin, deputetët e kuvendit duhet të kenë mundësinë të përmbushin rolin e tyre në siguri të plotë. Të ulen tensionet e të shmangen sulmet”, u shpreh Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.


/ rtsh.al /