RTSH 24 Live

Politikë

Begaj uron kreun e ri të NATO-s: Nën drejtimin e Ruttes, Aleanca do jetë më e fortë

01/10/2024

Begaj uron kreun e ri të NATO-s: Nën drejtimin e Ruttes, Aleanca do jetë më e fortë

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka uruar sot Mark Rutten për detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut duke shprehur besim se, nën drejtimin e tij, Aleanca do të jetë me e fortë, më e bashkuar dhe më gjithëpërfshirëse.

Shume urime Mark Ruttes, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s! Jam i sigurt se, në drejtimin e tij, NATO do të jetë më gjithëpërfshirëse, më e bashkuar, më e fortë”, - shkroi Presidenti në mesazhin e urimit në platformën X.

Mark Rutte mori të martën zyrtarisht detyrën si drejtues i NATO-s nga paraardhësi i tij, Jens Stoltenberg, dhe ka një mandat 10-vjeçar në krye të Aleancës politiko-ushtarake më të madhe në botë.

Rutte, një veteran i BE-së, është i pozicionuar mirë për të trajtuar sfidat e NATO-s, teksa sot merr frenat e Aleancës së Veriut. Ai pritet të përballet me sfida të vjetra dhe të reja, ku i duhet të përballet me një Rusi luftarake, marrëdhëniet e ftohura me BE dhe kërcënimin potencial me zgjedhjen e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë.

57-vjeçari Rutte do të marrë detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të aleancës 32-vendesh të NATO-s, duke zëvendësuar në këtë post ish-kryeministrin norvegjez Jens Stoltenberg.

Si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Rutte do të përballet me një sërë sfidash të ndryshme. Nga jashtë, ekziston një Rusi revizioniste dhe një Kinë këmbëngulëse. Brenda, ka sfida ndaj demokracisë brenda aleancës dhe furnizime të varfëruara ushtarake. Aleanca sapo ka kaluar një periudhë transformimi dhe ka zhvilluar plane të reja rajonale nëpërmjet një modeli të ri force.

Një gjë që Rutte nuk duhet të ketë frikë është se puna e tij e re nuk do të jetë e mërzitshme.

/rtsh.al/