RTSH 24 Live

Kosovë

Përplasja në veri të Kosovës/ Osmani: Policia kreu detyrën ndaj bandave të Vuçiçit

26/05/2023

Përplasja në veri të Kosovës/ Osmani: Policia kreu detyrën ndaj bandave të Vuçiçit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për situatën e tensionuar në veri duke theksuar se veprimet e policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale dhe bandave kriminale të Vuçiçit janë legjitime.

Sipas Osmanit, policia ka kryer detyrën e saj duke u përballuar me protestuesit serbë të cilët nuk lejonin kryetarët e dalë nga zgjedhjet e fundit të hynin në zyrat e tyre.

Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm, ndaj mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj.

(Neni 2 i Kushtetutës) Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiçit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim", ka thënë Osmani.

"Qëndrueshmëria, jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë. Bashkë, jemi gjithnjë më të fortë!”, ka deklaruar Osmani.

/rtsh.al/