RTSH 24 Live

Sociale

Përmeti, turizëm gjithëvjetor, dyfishohet numri i vizitorëve krahasuar me një vit më parë

3 orë para

Përmeti, turizëm gjithëvjetor, dyfishohet numri i vizitorëve krahasuar me një vit më parë

Përmeti, i njohur për destinacionet e shumta turistike nuk vizitohet vetëm përgjatë muajve të verës. Kryetarja e Bashkisë Përmet, Alma Hoxha thekson se ka një bashkëpunim mes qeverisë, bashkisë, bizneseve dhe individëve për të shtrirë turizmin në çdo cep të kësaj bashkie dhe përgjatë gjithë vitit.

Fokusi ynë është turizmi dhe nëse më parë mendonim që Përmetin ta kthenim në një qytet turistik europian, sot them që është një i tillë. Po punojmë fort që të kemi një turizëm gjithë vjetor dhe të qëndrueshme. Përmeti ngelët një nga qytetet më të vizitueshme”, tha Hoxha.  

Kryebashkiakja thekson se është dyfishuar numri i turistëve krahasuar me një vit më parë.

Deri në fund të muajit gusht të këtij viti, Përmeti numëronte rreth 100 mijë turistë. Edhe numri i shtretërve është rritur”, tha Hoxha.

Sezoni veror i vitit 2024 ishte një sfidë për zhvillim gjë e cila është përkthyer në më shumë sukses në fushën e turizmit duke e bërë Përmetin dhe zonat përreth tërheqës përgjatë gjithë vitit.

/rtsh.al/