RTSH 24 Live

Politikë

Përjashtimi i Alfred Ballës nga sistemi i drejtësisë, anëtarët e KLP të ndarë në dy kampe, ndërpritet mbledhja

27/05/2024

Përjashtimi i Alfred Ballës nga sistemi i drejtësisë, anëtarët e KLP të ndarë në dy kampe, ndërpritet mbledhja

Ka nisur me debate mbledhja e sotme e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për mandatin e Alfred Ballës në krye të këtij institucioni, pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që e ndaloi atë të ushtronte detyrën si prokuror apo gjyqtar apo funksione te tjera në sistemin e drejtësisë për 15 vite. Vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit i marrë më 21 maj, prishi vendimin e KPK, për të cilën ushtroi ankim komisioneri publik.

Mbledhja e sotme e drejtuar nga Tartar Bazaj, u shoqëruan me tone të lartë mes anëtares Nurihan Seiti dhe Sokol Stojanit.

Seiti u pozicionua kundër përjashtimit të Alfred Ballës, duke theksuar se mandati i tij ndërpritet vetëm me vendim të KLP-së.

Jam kundër përjashtimit të z.Balla. Të përjashtohet nënkryetari që ka thirrur këtë mbledhje. Vendimi i KPA ende nuk është botuar në fletore zyrtare.

Alfred Balla, Tartar Baze, Nurihan Seiri i ka mbaruar mandati më 19 dhjetor 2023. Për mua as Balla e as Baze nuk duhet të ishte në këtë këshill, derisa i ka mbaruar mandati. Kemi një praktikë të Antoneta Sevdarit. Rasti i Antonetës nuk linte asnjë diskutim ligjor.

Ne vijojmë të kemi kryetar të Këshillit z. Alfred Balla. Mandati mund të ndërpritet vecc me vendim të KLP. Hidh me votim kërkesën për përjashtim. Jeni në konflikt interesi.

Ta dinë të gjithë kush është Alfred Balla. Ishe nënkryetar e doje të merrje kryesimin, je në konflikt interesi. Kaq e thjeshtë është. Pse doni të shpejtoni, pse po mblidhemi? Z.Balla është në detyrë, duhet të ishte këtu, ka bërë gabim fatal. Të drejtonte mbledhjen e kur të vinte procesi i votimit të dilte jashtë.

Vetë i thatë, mos hajdeni në komision. Z. Stojani ccfarë ka kaq për të shpejtuar? Mandatin e ndërpresim ne”, u shpreh Seiti.

Ndërsa Stojani theksoi se është e papranueshme shkelja që po i bëhet vendimit të KPA-së. Ai shtoi se Balla nuk duhet të ushtrojë asnjë funksion në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare përsa kohë nuk ka kaluar procesin e rivlerëismit.

“Kryetari nuk e kaluar me sukses procesin e rivlerësimit. Nuk mund të emërohet gjyqtar i çdo niveli anëtar i KLGJ ose anëtar i KLP, prokuror i përgjithshëm për një periudhë 15 vjeçare.

Ne jemi në dijeni për një kërkese nga Z.Balla për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar të tij në pozicionin e këshilltarit ligjor. AI nuk e ka ushtruar detyrën dhe kur ai dorëhiqet, nuk ka sesi një organ që duhet të bëjë vlerësimin kalimtar dhe hetimin administrativ të vazhdojë me procedurën kur ai është dorëhequr, por vijon me atë pikë të procedurës ku aplikon ndalimin e ushtrimit të funksionit në pozicione të caktuara për një periudhë 15 vjeçare.

Ne duhet ta merrnim në mënyrë të paanshme, nuk kemi seancë dëgjimore për të dëgjuar anëtarët e këshillit.

Kemi 5 anëtarë prokurorë që kanë qenë anëtar të KLP, edhe ata të zgjedhur sipas ligji. Ligji nuk kërkonte vlerësim të formës së prerë të vetingut, kërkonte kalim me sukses deri te KPK.U mandatuan, nga zgjedhja prokuror erdhën këtu., Por ku u shkarkuan nga Kolegji i Apelimit nuk ishin më kandidat, por gëzonin statusin e gjykatës së lartë dhe nuk ushtronin funksionin e prokurorit.

Për mua përsa kohë dhe ish-kryetari që s’mund të ushtronte funksionin pavarësisht tentativave të tij, jo ka mbaruar mandati, jo s’ka mbaruar mandati, Kushtetuta thotë se secili prej nesh vazhdon funksionet ti ushtroj dhe i zgjatet mandati derisa të zëvendësohet. Vendimet nuk janë të parashikuar te ligji për statusin, zbatohen drejtpërdrejtë. Prokurorët nuk vijnë sot në këtë institucion, por zbatohet nga zyrat lokale aty ku ushtrojnë funksion.

Sot na ka ngarkuar kushtetuta dhe ligji të marrim një vendim për një nga anëtarët tanë.

Ky njeri është ndaluar të ushtrojë funksione. Sot ai po të ishte qytetar i lirë do merrte dot Kuvendi apo një autoritet tjetër që ta caktonte? Si mund të mbajmë një njeri që nuk caktohet?

Vendimi i KPA nuk vihet në diskutim. Kemi kufijtë tanë, të parashikuar në ligj. Nuk duhet të thërriste kryetari komisionin, por të caktonte kryetarin zëvendësues. Ne vëmë në dyshim vendimin, kjo është e papranueshme”, theksoi ai.

Alfred Ballës i ka përfunduar mandati i anëtarit të KLP-së prej disa muajsh, por vijon të qëndrojë në detyrë deri në momentin që do të zgjidhen anëtarët e rinj, nga radhët e shoqërisë civile.

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla do të jetë jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vite. Ky vendim u dha nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), i cili vendosi që Balla nuk mund të ushtrojë detyrën e tij si prokuror apo gjyqtar.

KPA ka pranuar kërkesën e Komisionerit Publik, i cili ankimoi vendimin e KPK për të vendosur “përfundimin e vetingut pa një vendim përfundimtar dhe pa sanksion ndaj kreut të KLP”.

Pas një hetimi të plotë të dosjes së Ballës dhe pretendimit të Komisionerit Publik se ai e kishte humbur statusin e magjistratit, 5 gjyqtarët e KPA-së, të drejtuar nga Ina Rama, dhanë vendimin përfundimtar për përjashtimin e Ballës me 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

Balla iu nënshtrua procesit të rivlerësimit për shkak të ushtrimit të detyrës si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë deri më 31 korrik të vitit 2017.

Në qershor të 2023, Komisioneri Publik e cilësoi vendimmarrjen e KPK në kundërshtim me përcaktimet kushtetuese dhe kërkoi ndryshimin, ku veç ndërprerjes së vetingut, nevojitej që Ballës t'i ndalohej emërimi në disa pozicione në sistemin e drejtësisë për 15 vjet, përfshirë dhe funksionin që ai mban aktualisht.

/rtsh.al/