RTSH 24 Live

Sociale

Përfitimet nga vaksina antigrip - Mjekët thonë se vaksina është mënyra më e mirë për të parandaluar

10/11/2024

Përfitimet nga vaksina antigrip - Mjekët thonë se vaksina është mënyra më e mirë për të parandaluar

Sezoni i dimrit sjell me veti edhe virozat e stinës si dhe gripin, ku shumë persona preken, kryesisht ato që e kalojnë me vështirësi dhe shpesh here i sjell edhe komplikacione janë personat me sëmundje bashkëshoqëruese por edhe të moshuarit. Vaksina kundër gripit është një mënyrë e mirë për të parandaluar sëmundjen por edhe komplikmet e saj.

Vaksina e gripit sezonal mbron kundër viruseve që pritet të qarkullojnë gjatë sezonit të gripit, zakonisht nga tetori deri në maj.

Ajo stimulon prodhimin e antitrupave në organizëm, të cilët fillojnë të zhvillohen rreth dy javë pas vaksinimit. Këta antitrupa ofrojnë mbrojtje kundër infeksioneve të shkaktuara nga viruset e gripit të ngjashëm me ato të përdorur në vaksinë.

Gazetar: Luan Kadija

/RTSH/