RTSH 24 Live

Kosovë

Për herë të parë Policia e Kosovës bëhet me himnin dhe marshin e saj

06/09/2024

Për herë të parë Policia e Kosovës bëhet me himnin dhe marshin e saj

Policia e Kosovës feston sot 25 vjetorin e themelimi të saj, ku një sërë aktivitetesh janë organizuar për të kujtuar këtë datë jubile.

Në ceremoninë solemne ishin të pranishëm personalitetet e larta shtetërore si Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, drejtuesit e lartë të PK-së, si dhe personalitete të agjencive të sigurisë nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.

Ndërkaq për herë të parë ka të kompozuar himnin dhe marshin.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani në ceremoninë e organizuar në 25-vjetorin e themelimit.

“Në këtë datë historike të themelimit, Policia e Kosovës tani për herë të parë ka të kompozuar himnin dhe marshin e policisë, të cilat ekskluzivisht në këtë 25-vjetorë do të publikohen dhe do të interpretohen”, tha Kelani.

Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Policia e Kosovës vazhdon të jetë një ndër institucionet më të besueshme në vend. Në ceremoninë qendrore për shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Policisë, Osmani ka thënë se puna e tyre ka qenë e rëndësishme për ndërtimin e një shoqërie ku mbizotëron rendi dhe ligji.

Kurse kryeministri i vendit Albin Kurti në këtë ceremoni ka theksuar se që nga themelimi Policia e Kosovës ka pasur mbështetje nga OSBE dhe programi ndërkombëtar i asistencës për trajnimin në hetime penale ICITAP nga partnerët e aleatët tanë.

/rtsh.al/