RTSH 24 Live

Sociale

Pasojat e zgjatura të COVID-it, të prekur janë 50% e formave të moderuara e të rënda

06/12/2023

Pasojat e zgjatura të COVID-it, të prekur janë 50% e formave të moderuara e të rënda

Rreth gjysma e pacientëve që kaluan sëmundjen e COVID-it në formë të moderuar apo të rëndë vuajtën për disa muaj deri në një vit pasojat e COVID-it të zgjatur.

Mjekët po përballen çdo ditë më pacientë të munduar nga pasojat e zgjatura të virusit pandemik të cilat i kanë prekur sisteme të ndryshme të organizmit.

“Përkufizim thuhet 3 muaj pas kalimit të Covidit por në praktikën e përditshme po e shohim edhe muaj pas kalimit të Covidit, prekje të sistemit nervor, të dëgjimit, të nuhatjes. Ka plot që ende nuk i është rikthyer shija dhe nuhatja. Ka ndryshime në zë, çrregullime në metabolizëm, aparatit urinar, tregojnë për pasojat e virusit", shprehet mjekja.  

Për ata që patën prekje të mushkërive nga Covid pasojat po reflektohen edhe sot me frymëmarrje të vështirësuar gjatë aktivitetit në punë

Për këta pacientë kërkohet vëmendje e veçantë mjekësore. “Kërkon kujdesin mjekësor, psikologjik madje edhe periudhën e rehabilitimin", shtoi ajo.

Sot e gjithë bota po përballet me më pak njerëz efektiv në punë për shkak të pasojave të COVID. Në Shqipëri nuk ka matje të fenomenit por një tregues janë raportet e shpeshta mjekësore të punonjësve.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/