Kryediplomatja e Finlandës, Elina Valtonen, do të nisë këtë të enjte (5 shtator) vizitën e saj zyrtare në Kosovë.
Valtonen do të pritet në një takim nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në orën 15:00.
Në takim, ashtu sikurse është bërë më herët me dije nga Kurti, do të diskutohet mbi vendimin e tij për hapjen e Urës së Ibrit dhe qarkullimin e makinave.
Ndërkaq, përpos Kurtit, Valtonen do të pritet në një takim edhe nga Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla.
Vizita e Kryediplomates së Finlandës në Kosovë, vjen pas vizoitës që kjo e fundit zhvilloi në Shqipëri, ku u takua me Ministrin e Jashtëm, Igli Hasani.
Gjatë takimit dyshja u ndal te forcimi i sigurisë, integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Finlandës.
/rtsh.al/