RTSH 24 Live

Europë

Parlamenti irlandez shpërndahet për zgjedhje të përgjithshme

08/11/2024

Parlamenti irlandez shpërndahet për zgjedhje të përgjithshme

Parlamenti irlandez është shpërndarë për zgjedhje të përgjithshme. Kryeministri Simon Harris tha se ishte nderi i jetës së tij të shërbente në këtë rol dhe se ai besonte se kjo ishte koha e duhur për të kërkuar një mandat të ri.

Presidenti Michael D Higgins shpërndau zyrtarisht “Dail”, Dhomën e Ulët të parlamentit, për të shënuar fillimin e fushatës zgjedhore irlandeze.

Harris, udhëheqësi i partisë “Fine Gael” kërkoi të enjten pasdite shpërndarjen e parlamentit.

Ai i dha fund jetëgjatësisë 4-vjeçare e gjysmë të qeverisë historike të koalicionit "Fine Gael", "Fianna Fail" dhe Partisë së Gjelbër.

Harris bëri thirrje për një fushatë të sigurt dhe të respektueshme për të gjithë politikanët dhe të gjitha ekipet e tyre dhe i kërkoi popullit irlandez të vlerësonte votën e tij dhe të përdorte zërin e tij.

Pasi zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2020 dhanë një rezultat jo përfundimtar, Fine Gael dhe Fianna Fail, dy parti të krijuara nga palët kundërshtare të luftës civile në Irlandë të viteve 1920, ranë dakord të linin mënjanë armiqësinë për gati një shekull dhe të ndanin pushtetin.

Partia e Gjelbër iu bashkua administratës si një partner i vogël. 

Sipas ATSH


/ rtsh.al /