RTSH 24 Live

Rajon

Parlamenti bullgar shqyrton të mërkurën planin francez, sinjale pozitive për heqjen e vetos

21/06/2022

Parlamenti bullgar shqyrton të mërkurën planin francez, sinjale pozitive për heqjen e vetos

Bashkimi europian shpreson që Bullgaria të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut në vazhdim të reagimit ndaj planit francez. Sinjalet për këtë kanë ardhur edhe nga Presidenti  bullgar Radev që është mbajtur deri tani si një nga mbështetësit më të fortë të vetos.

Nga Riga ku ndodhej për forumin 3 detërat, të hënën në mbrëmje, Presidenti Bullgar deklaroi sipas euroactiv se Propozimet e presidencës franceze janë më të mirat deri tani dhe më të drejtat. Çështjet dypalëshe duhet të ngrihen në nivel të BE-së seipas sipas tij kjo nuk është vetëm një mosmarrëveshje dypalëshe e historisë mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pranimi i ndërmjetësimit të Be-së duke liruar eventualisht veton ndaj Maqedonisë së Veriut lidhet sipas Presidentit bullgar me faktin se çështjet e ngritura nga Bullgaria janë çështje që prekin themelet e Bashkimit Evropian dhe partnerët evropianë më në fund e kanë kuptuar se kuadri i negociatave është vendi për të trajtuar këto çështje. 

Këshilli i Ministrave dhe Asambleja Kombëtare le të vendosin me ekspertizë nëse një protokoll dypalësh me Shkupin mbron mjaftueshëm interesin bullgar sepse ky protokoll duhet të bëhet pjesë e kornizës së negociatave dhe tani e tutje të ndërtojë të gjitha marrëdhëniet mbi bazën e tij.

Por sipas të njëjtave burime presidenti Bullgar ka kritikuar gjithësesi qasjen e qeverisë që sipas tij ka thënë se nëse Parlamenti nuk merr vendim para Samitit të Be-së, kryeministri do deklarojë në BE se nuk ka veto. Veprimi i Petkov në kushtet e një presioni të lartë politik në parlamentin bullgar, duket se e ka shtyrë komisionin e jashtë të njoftojë mbajtjen e procedurës për të mërkurën në orën 15.00, që do të thotë 1 ditë para Samitit të Be-së.

Ndërkohë Këshilli për çështjet e përgjithshme është mbledhur të martën duke i paraprirë përgatitjes së vendimeve të Samitit të Krerëve më 23 24 qershor. Edhe pse vendimet brenda Bullgarisë mbeten ende surprizë, duket se mbështeësit e heqjes së vetos kanë ngushtuar rrethin e mosveprimit apo kundërshtimeve pa fund brenda vendit, ndërkohë që mediat maqedonase raportojnë se plani përmban bërjen e gjuhës bullgare si gjuhë të dytë zyrtare në Maqedoni.

/rtsh/