RTSH 24 Live

Teknologji

Park fotovoltaik dhe hapësira çlodhëse për qytetarët e Lushnjës

16/04/2024

Park fotovoltaik dhe hapësira çlodhëse për qytetarët e Lushnjës

Fusha tek ish-fabrika e tullave në Allprenaj do të shndërrohet në një park fotovoltaik për prodhim energjie dhe në një vend atraksioni për qytetarët e Lushnjës.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama. Ai ndau pamje nga fusha që po transformohet totalisht, ndërsa dikur ishte  një vendgrumbullim mbetjesh urbane.

Puna ka nisur një vit më parë, ndërkohë që investimi privat përfshin edhe ndërtimin e rrjetit rrugor të fshatit.

E shtrirë në një sipërfaqe prej 12 ha, impianti për prodhimin e energjisë pritet të vihet në funksion në datën 1 gusht 2024, ndërkohë që e gjithë zona do të kthehet në një park të gjelbëruar për qytetarët e Lushnjës.

/ rtsh.al /